Digjet një shtëpi në Klinë të Skenderajt

Digjet një shtëpi në Klinë të Skenderajt

Një shtëpi në fshatin Klinë të Ulët të Komunës së Skenderajt ka marrë flakë mbrëmjen e sotme.

Pamjet e dërguara nga lexues të Gazetës Express shfaqin shtëpinë të djegur tërësisht.

Në vendin e ngjarjes ka dalë policia e Kosovës dhe zjarrfikësit.

Aktualisht nuk flitet për viktima apo të lënduar.