Një veturë është djegur në autostadën “Ibrahim Rugova”. Nga ky aksident nuk ka të lënduar.
Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
” Në ora 14:40 në autostradë kilometri i 20 nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, është lajmëruar se një veturë është përfshirë nga zjarri”, Kelani.
Zëdhënësi i Policisë ka theksuar se nuk ka të lënduar dhe autostrada nuk është bllokuar për qarkullim.
” Nuk ka të lënduar, policia dhe zjarrëfikësit kanë dalë në vendngjarjes. Autostrada nuk është bllokuar për qarkullim”, ka shtuar Kelani.