“Diktatori i fundit i Europës” sfidohet nga një grua 37 vjeçare

“Diktatori i fundit i Europës” sfidohet nga një grua 37 vjeçare

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko, konsiderohet, “Diktatori i Fundit i Evropës”, do ta ketë sfidën më të madhe në zgjedhjet e ardhshme, përkundër asaj se sipas parashikimeve pritet t’i fitojë.

Lukashenko, ka fituar pesë palë zgjedhjet e  fundit, madje zgjedhjet e vitit 2015 i kishte fituar me 83.3% të votave, në ato zgjedhje ishin raportuara probleme të madh në numërim dhe po ashtu nuk kishte ndonjë kundër-kandidat serioz, njofton Insajderi.

Por, në këto zgjedhje ai rivale do ta ketë, Svetlana Tikhanovskaya, një grua  37 vjeçare,  e cila kandidon në vend të burrit të tij të burgosur, raporton BBC.

Bjellorusia qeveriset nga Akeksandër Lukashenko, që nga viti 1994. Në këtë vend ka pasur probleme të mëdha opozitare për shkak të problemeve të brendshme ekonomike dhe një mosmarrëveshje me Rusinë.

Pushteti i tij cilësohet të jetë autoritar dhe këto zgjedhje do të jenë sfidë për të. /Insajderi.com/