“Dikur demonstrojshin me këmbë e me duar tash, pse po vonojnë për demarkacionin”

“Dikur demonstrojshin me këmbë e me duar tash, pse po vonojnë për demarkacionin”

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka akuzuar qeverinë dhe komisionin për shënjimin e kufirit me Malin e Zi se gjatë kohës sa kishte qenë ai kryeministër, me këmbë e duar janë demostruar harta e fakte, për dallim nga tash që po i vonojnë të gjeturat.

‘’Ata që janë në komision tash për demarkacion, sa isha unë kryeministër, demonstrojshin me harta me këmbë e me duar, tash ku i kanë ato fakte e demonstrime? Pse po i vonojnë?’’, ka pyetur Isa Mustafa.

Më tej ish-kryeministri ka thënë se demarkacioni ka qenë vetëm pretekst për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga ai.

Kryetari i komisionit Shpejtim Bulliqi kishte thënë se së shpejti do të dalin me të gjeturat, pa treguar ndonjë datë të caktuar.