fbpx

Dikur e akuzonte për pastrim parash, tash thotë se duhet ta formojë Qeverinë

Dikur e akuzonte për pastrim parash, tash thotë se duhet ta formojë Qeverinë

Nga e njëjta studio ku para disa muajsh akuzoi partinë Lëvizja Vetëvendosje se pastron para dhe në të tjera emisione e ka quajtur edhe parti staliniste, Pallaska tash ka thënë se VV duhet të jetë partia së cilës ti jepet mandati për krijimin e Qeverisë.

Përderisa me 27 prill në “Komiteti” ka thënë se ekzistojnë disa metoda të cilat ua mundësojnë partive politike, në këtë rast VV-së, që të fsheh burimet e financimit, duke i shfaqur ato si forma të rregullta të fondeve që mbledhë nga përkrahës dhe aktivistë, me 12 korrik ai ka thënë se realizimi i kërkesës këmbëngulëse të Vetëvendosjes për të provuar ndjenjën e të qenit në pushtet, do të sillte Qeverinë më adekuate.

Avokati thotë se krijimi i një qeverie pakicë, nuk është gjë e panjohur, dhe, sipas tij, edhe Vetëvendosjes do të duhej t’i bëhet e mundur diçka e tillë.

Pallaska tregon një procedurë interesante të marrjes së pushtetit nga një parti që nuk e ka shumicën, e e cila duhet të votohet nga partitë që më pas qëndrojnë në opozitë.

Përveç LVV-së në pushtet, avokati shton se është shumë e nevojshme që edhe Partia Demokratike të mos jetë në pushtet këtë mandat dhe opozita të jetë e rezervuar për të. /Insajderi.com