Dikur ikte kur pyetej për Kosovën, sot i gëzohej golave të saj

Dikur ikte kur pyetej për Kosovën, sot i gëzohej golave të saj

Rreth një vit më parë, Adnan Januzaj ikte nga një gazetar shqiptar në Shkup të Maqedonisë teksa ai e pyeste futbollistin e Real Sociedadit nëse do të luante për përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Januzaj, i cili ishte i pranishëm në Shkup për ndeshjen e Real Sociedadit ndaj Vardarit në kuadër të Ligës së Europës në tetor të vitit të kaluar, as nuk dëshironte t’i përgjigjej një pyetjeje për Kosovën.

I pyetur nga gazetari nëse do të luajë për Kosovën, Januzaj ishte përgjigjur shkurt: “Nuk di, nuk di, jam në Belgjikë”, teksa ishte larguar menjëherë.

Mirëpo, Januzaj sot e ka dëshmuar që e ka përcjell ndeshjen e Kosovës ndaj Azerbajxhanit në kuadër të Ligës së Kombeve të Grupit D.

Ai sonte i është gëzuar fitores së Kosovës ku përmes një fotografie ka treguar përkrahjen e tij për Përfaqësuesen e Kosovës. Ka publikuar një fotografi të Benjamin Kolollit gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Azebajxhanit. /Insajderi.com