Dikur një hit veror – Kida është penduar që publikoi këtë këngë

Dikur një hit veror – Kida është penduar që publikoi këtë këngë

Këngëtarja Kida është në skenë që në moshën 14 vjeçare, e tani është në bisedime për të nënshkruar kontratë me njërën nga diskografitë muzikore më ekskluzive në botë, Sony Music, njofton Insajderi.

E tërë këto vite në skenë, do të kishte qenë e pamundur që në repertorin e saj të mos kishte një këngë jo aq favorite – madje të pendohesh për publikimin e saj.

E ftuar në emisionin “NIN” në Klan Kosova, këngëtarja është pyetur për këngën që është penduar që e ka realizuar. Pa hezituar aspak, Kida filloi të këndojë vargjet e “Ja kem nis”.

Arsyeja që nuk i pëlqen? Sepse gjithçka u bë shpejt dhe u pendua për të që në ditën e publikimit.

“Ja kem nis – nuk e di… E kam realizuar shumë shpejt. Gjithçka është bërë shumë shpejt dhe kur e kam nxjerrë, kam thënë pse e bëra”, është shprehur ajo.

E nëse filluat të ndjeni nostalgji këngën e lansuar në vitin 2016 e që numëron mbi 12 klikime, mund ta gjeni më poshtë. /Insajderi.com