Dikur nuk flisnin mes vete, por ja çfarë thotë sot Ledri për Getoarin

Dikur nuk flisnin mes vete, por ja çfarë thotë sot Ledri për Getoarin

Dy reperat e njohur, Ledri Vula dhe Getoar Selimi, dikur kanë qenë të pandar me njëri-tjetrin  duke qenë se ishin pjesë e të njëjtit label Babastars. Megjithatë  pak vite më vonë Ledri vendosi të largohej nga “Babastars” duke vijuar karrieren e tij solo.

Atë kohë u tha se largimi i Ledrit nuk ishte aspak paqësor dhe se  mes tyre ndodhi një sherr. Mirëpo mbrëmjen e djeshme i ftuar në emisionin “NIN” ai ka sqaruar për herë të parë raportin me Getoarin.

“Nuk është që nuk flasim, thjeshtë jetët tona kanë marrë drejtime të ndryshme. E kam në Insagram nuk kam diçka kundër. E ndjek në ato që bën, edhe ta takoj se  kam problem. Çfarë ka ndodh, ka ndodh, njeriu edhe falë. Nuk është se më ka bë ndonjë gjë. Atëhere nuk e kam pa të arsyeshme të rrija aty, i kam pa si re të zeza dhe kam dashtë me u largu prej reve të zeza, kjo është. Nuk kam asgjë kundër kisha pas qejf me i pa  krejt mirë, krejt këta Unikatilin, Noizyn…”, përfundoi Ledri.