fbpx

Dikur pastrues ndërsa sot reperi më i famshëm shqiptar

Dikur pastrues ndërsa sot reperi më i famshëm shqiptar

Reperi shqiptar Gashi po përjeton një sukses të madh në tregun  ndërkombëtar ku këngët e tij po bëhen  shumë të njohura dhe po kthehen në super hite.

Gashi së fundmi ka qenë pjesë e medias prestigjioze “The New York Times” që i ka dedikuar këngëtarit një artikull  ku flet për familjen e tij shqiptare dhe rrugën drejt famës.

Ndonëse tani është shumë i njohur dhe po fiton miliona para me këngët dhe koncertet e tij, dikur Gashi ka bërë një punë të thjesht për ta ndihmuar familjen e tij.

“Disa vjet më parë, reperi në fillimet e tij ishte një pastrues. Tani ai ka miliona dëgjues dhe një marrëveshje me RCA Records”, kështu nis përshkrimi  për Gashin në NYT.

Ndër të tjera në të shkruhet se Gashi përpara se të vendosej në Brooklzyn në  modhën 11 vjeçare, ai dhe familja e kanë jetuar në 24 vende. Gashi filloi të bëhej i njohur për publikun që pas një videoje që nëna e tij kishte filmuar ku ai shfaqej duke kërcyer e cila u bë virane në rrjetet sociale dhe në këtë moment ai nënshkroi kontratën me labelin e famshëm ‘Roc Nation’.

Ndërkohë bujë të madhe bëri me këngën “My Year”, një bashkëpunim me G-Eazy, këngën të cilën ata e performuan  në emisionin e famshëm “ The Tonigh Show” me Jimmy Fallon,që ishte  një arritje shumë e  madhe për këngëtarin.