Dilerët dënohen me vdekje para 300 nxënësve

Dy shpërndarës të drogës janë dënuar me vdekje para 300 nxënësve dhe menjëherë më pas janë ekzekutuar.

Dilerët dënohen me vdekje para 300 nxënësve

Qeveria kineze ka organizuar gjykim publik më 26 qershor, Ditën Ndërkombëtare për luftë kundër abuzimit dhe kontrabandës së drogës edhe atë në një fushë sportive në qytetin Hajkou (provinca kineze Hajnan).

Dai Li Chun (39) u dënua për shitje të metamfetaminës dhe mangut (përzierje e metamfetaminës dhe kafeinës). Chai e kishte marrë drogën nëpërmes të postës, të cilën e ka shitur prej shtatorit deri në nëntor të vitit 2015.

Huang Jeng (36) u shpallë fajtor për shitjen dhe bartjen e metamfetaminës.

Para qindra të tubuarve, gjykatësja ka deklaruar: “Shpall që Dai Li Chin dhe Huang Jeng të dërgohen në vend ekzekutim , ku do të kryhet dënimi me pushkatim.

Janë mbajtur edhe  17 gjykime publike të tregtarëve të drogës, prej të cilëve tetë janë dënuar me dënim me vdekje apo dënim me vdekje me kusht (ekzekutimi shtyhet për dy vjet dhe nëse i dënuari në ndërkohë nuk kryen vepra tjera penale, dënimi automatikisht shndërrohet në burgim të përjetshëm apo me 25 vjet burg).

Pan Hui, mësues në shkollën e mesme lokale, ka thënë: “Shkolla jonë zbaton fushata të vazhdueshme për edukim kundër drogave në mënyrë që t’i mbajmë nxënësit larg drogave”.

Aktgjykimet merren më herët, por lexohen në publik si mënyrë e paralajmërimit të kryerësve tjerë potencial./Insajderi.com.

https://www.youtube.com/watch?v=6ijTF0yQ0SY