Dilma e parë e Pirlos si trajner tek Juve

Dilma e parë e Pirlos si trajner tek Juve

Trajneri i sapoardhur i Juventusit, Andrea Pirlo, po ballafaqohet tashmë me dilemën e parë në Torino.

Tuttosport shkruan se Pirlo-s i është kërkuar që ose ta mbajë Daniele Ruganin ose Cristian Romero-n, sepse njëri duhet të shkojë në huazim tek një ekip tjetër, njofton Insadjeri.

Raportohet se Romero është pak më i preferuar se sa Rugani, edhe për shkak të moshës dhe çmimit, por Rugani do të jetë vështirë të dërgohet diku për huazim për shkak të çmimit të tij të lartë që duhet të paguhet – rreth tre milionë euro për sezon,/Insajderi.com