Diona Fona shfaqet provokuese nga xhirimet e klipit të ri

Diona Fona shfaqet provokuese nga xhirimet e klipit të ri

Këngëtarja e njohur, Diona Fona, ka nisur përgatitjet e projektit të ri në bashkëpunim me reperin anglez, ZieZie, shkruan Insajderi.

Ajo ka treguar se ka filluar xhirimet e klipit në bregdetin shqiptar, përkatësisht në Vlorë.

Këngëtarja ka ndarë disa momente nga xhirimet me reperin Zie, ku ka thënë se ishte dëshira e saj që klipi të realizohet në Vlorë.

Komplimentet kanë qenë të shumta nga fotoja e publikuar nga Diona në Instagram, ku ajo shihet provokuese dhe tërheqëse.

Kjo këngë vjen pas këngës “Sheqer” që e solli vetëm pak javë më parë me protagonist modelin Andi Artani./Insajderi.com