Ministria e Punëve të Jashtme është përforcuar për nga teknologjia. Ka blerë një televizor.
Sipas njoftimit për dhënie të kontratës të publikuar nga Komisioni Rregullativ i Prokurimit Publik, me 26 korrik Ministria e Punëve të Jashtme do të nënshkruaj kontratë me kompaninë NTP Valoni për blerjen e një televizori, raporton Insajderi.
Televizori i blerë me një çmim prej 940 eurove, ishte oferta më e vogël e tri kompanive që kanë dhënë ofertën e tyre. Çmimi më i lartë ishte 980 euro.
Ministria e Punëve të Jashtme nuk e ka specifikuar se për cfarë arsyesh dhe për cilën zyrë është blerë ky televizor e as i cilës markë është./Insajderi.com