Diplomati rus shpallet person i padëshiruar në Maqedoninë e Veriut

Diplomati rus shpallet person i padëshiruar në Maqedoninë e Veriut

Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut në pajtim me nenin 9 nga Konventa e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, vendosi të shpall një diplomat të Ambasadës së Federatës Ruse si person të padëshiruar, njofton Insajderi.

Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të këtij vendi fqinj është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar Notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh./Insajderi.com