Shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka pasur aspak lehtë në një panel që është organiuar pikërisht në kryeqytetin" />

Diplomatja gjermane leksion Gjuriqit: Nuk është viti 1999 as 2007, pranojeni se Kosova është shtet

Diplomatja gjermane leksion Gjuriqit: Nuk është viti 1999 as 2007, pranojeni se Kosova është shtet

Shefi i të ashtuquajturës Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, nuk e ka pasur aspak lehtë në një panel që është organiuar pikërisht në kryeqytetin e Serbisë, në Beograd.

Në kuadër të Forumit për Siguri që po mbahet në Beograd, ku është i pranishëm edhe Insajderi, Gjuriq ka qenë në një panel ku ka mbizotëruar ideja se Kosova është një shtet i pavarur nga Serbia. E kjo nuk i ka pëlqyer aspak Gjuriqit, i cili në panel, përkundër faktit se aty ishte edhe nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë, është ndjerë i vetëm në qëndrimet e shtetit serb karshi Kosovës.

Vet nënkryetarja e Kuvendit, Gordana Comic ka qenë kritikuese e politikës serbe karshi Kosovës duke e akuzuar këtë kastë politikanësh që e kanë ushqyer popullin serb ne klishen se “Kosova është zemra e Serbisë”.

Por më e qartë karshi Gjuriqit ka qenë diplomatja gjermane, Sabine Stöhr, Shefe e Divizionit për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Jashtme në Gjermani, kur ka folur për qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës.

“Eshtë i kuptueshëm qëndrimi juaj karshi Kosovës por nuk mund të shkoni në mohim të gjithçkaje që ka ndodhur në Kosovë. Nuk jemi në vitin 1999 ose para vitit 2008 kur Kosova ishte pak a shumë pjesë e Serbisë në anën zyrtare. Kohërat dhe gjërat kanë ndryshuar qysh atëherë, ka pasur zhvilime të atilla që nuk mund ta mohosh se në Kosovë ka shtet. Këtë duhet ta pranojmë si fakt bazik e më pas të vazhdohet tutje”, ka thënë Sabine Stöhr, raporton Insajderi.

Reagimi i Gjuriqit pas kësaj deklarate ka qenë paksa qesharak, duke e kthyer në arritje të Serbisë, faktin se midis Beogradi egziston liria që të thirret për Pavarësinë e Kosovës madje në një panel që organiziohet në bashkëpunim me shtetin e Serbisë./Insajderi.com