Disa arsye pse maska e fytyrës mund të ndikojë në problemet e lëkurës

Disa arsye pse maska e fytyrës mund të ndikojë në problemet e lëkurës

Në kohën që maskat e fytyrës që na mbrojnë prej Covid-19 janë bërë si aksesor i zakonshëm, aknet në këtë zonë duket të jenë të shkaktuar prej bartjes së kësaj maske.

“Kemi vërëjtur shumë pacientë që kanë pasur probleme me akne gjatë muajve të fundit,” thotë Dr Shari Marchbein, që edhe vetë ka përjetuar ndryshime të lëkurës nga vendosja e maskës.

“Vendosja e maskës gjatë gjithë ditës krijon nxehtësi dhe lagështi, e cila kur përzihet me bakteriet që i lëshojmë gjatë frymarrjes, të cilat i mbyllin poret dhe shkaktojnë akne”,thotë Dr Patricia Ëexler.

Faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në keqësimin e akneve janë hormonet. Kortisoli është hormoni i cili rritet në kohën kur stresi rritet, ose kur flejmë pak dhe ndikon poashtu në shtimin e akneve.

Edhe materiali i maskës ka rëndësi të madhe në shtimin e akneve. Materialet e ashpra nuk janë të mira për lëkurë, ferkimi i lëkurës i nxjerr në pah aknet nën sipërfaqe./Insajderi.com