Disa çerdhe në Kosovë punojnë pa licencë, reagon MASHT

Disa çerdhe në Kosovë punojnë pa licencë, reagon MASHT

Së fundi në Prishtinë në një kopsht private një kujdestare keqtrajtoi një fëmijë. Kjo ngjarje ka ngjallur reagime të shumta nga publiku. Kjo çerdhe nuk kishe marrë licencë.

Kryeinspektori i Inspektoratit Arsimor të Kosovës, Defrim Gashi, tha se është një numër i konsiderueshëm i çerdheve po punojnë pa marrë licencë.

“Procedura për licencë është shumë e thjesht, por disa nuk duanë të marrin licencë, Ne kemi udhëzimin administrativ, i cili parasheh për çdo gjë që të merret licenca”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë” në Radio Televizionin e Kosovës.

Ai bëri me dije se tani Kosova ka 122 çerdhe të licencuara, kurse të tjerat janë pa licencë. Sipas tij MASHT ka rekomanduar të mbyllen rreth 30 çerdhe.