Disa detaje që nuk i keni ditur për Biblën e Djallit

Disa detaje që nuk i keni ditur për Biblën e Djallit

Bëhet fjalë për një dorëshkrim misterioz të quajtur Codex Gigas (libri gjigand). Kodi peshon 74 kg, është i lartë 92 cm dhe i trashë 22, dhe thuhet se për ta realizuar, janë dashur njëqind e gjashtëdhjetë lëkurë kafshësh: ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Suedisë, në Stokholm.

Nofka shqetësuese Bibla e Djallit i detyrohet një imazhi kërcënues me ngjyra që mbulon krejt faqen 290: një demon gjysmë njeri dhe gjysmë kafshë, me brirë, gjuhën jashtë dhe këmbët me kthetra.

Legjenda thotë se një murg premtoi që të shkruante në një natë të vetme, një libër i cili do të përmbante të gjithë dijen njerëzore, me qëllim që të shmangte dënimin që të murosej i gjallë, për faktin që kish shkelur votat e murgjve.

Duke mos ia dalë, për ta përfunduar librin në kohë i kërkoi ndihmë djallit.

Në këmbim premtoi që të fuste fotografinë e Luciferit mes faqeve. Studime të ndryshme kanë treguar se dorëshkrimi, që përmban Testamentin e Vjetër dhe të Ri, është shkruar vërtetë nga një njeri i vetëm…Edhe pse, për ta realizuar, këtij i janë dashur jo më pak se njëzetë vite punë. /bota.al