Disa fshatra të Pejës mbeten pa ujë – Ja kur pritet të rikthehet furnizimi

Disa fshatra të Pejës mbeten pa ujë – Ja kur pritet të rikthehet furnizimi

Një avari që ka ndodhur në gypin qendror të furnizimit me ujë, i cili shtrihet në rrugën Tranzit tek vendi i njohur si Ura e KFOR-it në Pejë, ka lënë pa furnizim me ujë fshatrat Loxhë, Krstovc, Gorazhdevc, Babiq si dhe bashkësinë territoriale “Dardania 3”.

Prishja ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit dhe reagimi i ekipeve të KRU “Hidrodrini” ka qenë i menjëhershëm.

Në bazë të të dhënave nga terreni, pritet që furnizimi me ujë në këto fshatra dhe lokalitete të rikthehet rreth orës 17:00.