Disa media raportojnë se ministri i PDK-së ka dhënë dorëheqje – në Qeveri askush nuk ka qasje

Disa media raportojnë se ministri i PDK-së ka dhënë dorëheqje – në Qeveri askush nuk ka qasje

Media të ndryshme në vend sot gjatë gjithë ditës kanë raportuar se ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri ka dhënë dorëheqje.

Sipas raportimeve deri te ky vendim ka ardhur pasi Tahiri ka qenë i pakënaqur me ndërhyrjet politike në sistemin e drejtësisë.

Por deri më tani përkundër tentimeve Gazeta Insajderi nuk ka marrë asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje.

Vetë ministri e ka shkyqur telefonin, kurse zyra për media e qeverisë s’kanë pranuar të flasin.

Për këtë temë ka qenë e pamundur të kontaktohen dhe zyrtarët e lartë të PDK-së.

Kujtojmë se ditëve të fundit janë arrestuar dy deputetë të Kuvendit, të cilët kanë kërcënuar prokurorët. /Insajderi.com