Disa mijëra turistë mund të rrezikohen nga zjarri në Australi

Disa mijëra turistë mund të jenë në rrezik në juglindje të Australisë ku zjarrfikësit po përgatiten për valën e re të zjarreve në pyje për shkak të valës së re të nxehtësisë në këtë vend.

Disa mijëra turistë mund të rrezikohen nga zjarri në Australi

Në Australi aktualisht janë aktivë disa qindra zjarre nëpër pyje.

Gjatë të dielës është bërë thirrje për më shumë se 30.000 njerëz të evakuohen nga rajoni turistik në shtetin Viktoria në juglindje të Australisë. Autoritetet frikohen nga përhapja e zjarrit për shkak të erës, e kjo mund të sjellë deri te ndërprerja e trafikut në rrugën kryesore në këtë rajon.

Autoritetet lokale kanë kumtuar se në këtë rajon ka edhe shumë vendas dhe turistë dhe se mund të jenë të rrezikuar.

Në këtë pjesë të Australisë këto ditë temperaturat ishin më të larta se 40 gradë të Celsiusit si dhe po fryjnë erërat e forta.

Shërbimi i zjarrfikësve ka pretenduar se sot mund të jetë “dita e rrezikshme” për shkak të vetëtimave të cilat mund të shkaktojnë zjarre.

Së paku dhjetë persona kanë vdekur prej shtatorit nëpër zjarre të pyjeve e të cilët i kanë shkatërruar rreth 1.000 shtëpi dhe më shumë se tre milionë hektarë tokë./Insajderi.com.