Disa persona sulmojnë policët në Mitrovicë (VIDEO)

Disa persona sulmojnë policët në Mitrovicë (VIDEO)

Në Mitrovicë janë sulmuar disa policë derisa po kryenin detyrën tek rrethi kryesor i qytetit, njofton Insajderi.

Një platformë në Facebook “Jepi zë”, ka siguruar pamje nga momenti kur sulmohet polici.

Policia kishin ndaluar një person dhe provonin ta nxirrnin me dhunë nga vetura pas rezistencës, por rreziku erdhi nga ana tjetër.

Një tjetër person godet policin me shqelm dhe e gjuan në tokë.

Polici më pas i drejton armën për ta ndalur.

Personat, sipas postuesit të videos, thuhet se ikën në drejtim të panjohur./Insajderi.com