Një rast në Prishtinë, Prizren, Klinè dhe dy raste në Gjakovë janë bilanci i dhunës në familje sipas raportit të Polcisë së Kosovës.
Në 24 orët e fundit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, njofton Policia e Kosovës në raportin ditor.
Një rast në Prishtinë, Prizren, Klinë dhe dy raste në Gjakovë në të cilat raste viktimat kanë raportuar se mbi ta është ushtruar dhunë fizike.
Është arrestuar një person i dyshuar në Prishtinë, pasii njëjti ka sulmuar fizikisht dy persona(njëri mashkull e tjetri femër). Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje
Në Prizren është arrestuar një person i dyshuar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshjes ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Klinë është arrestuar një person i dyshuar për shkak se dyshohet se kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, e cila si pasojë kishte pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Pejës. I dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Poashtu rasti tjetër në Gjakovë ku është arrestuar një person i dyshuar, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij. Viktima është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit, mirëpo i njëjti ka shfaqur ankesa shëndetësore dhe sipas psikiatrit i dyshuari është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë nën përcjellje të policisë.
Rastet e shumta të dhunës në familje përbëjnë shqetësim të madh për shoqërinë kosovare, pasi ato po shpeshtohen dhe ka ndodhur të kenë përfunduar me fatalitet. /Insajderi/