Disidenti kinez u dënua me 12 vjet për shkak të zbulimit të sekreteve

Disidenti kinez Huang Chi u dënua me 12 vjet burgim për shkak të zbulimit të sekreteve të huajve, dy vjet pasi u arrestua, ka kumtuar gjykata kineze.

Disidenti kinez u dënua me 12 vjet për shkak të zbulimit të sekreteve

Pesëdhjetegjashtëvjeçari Huang në sajtin e tij ka publikuar të dhënat për shkelje të drejtave të njeriut dhe tashmë është arrestuar dy herë.

Huang në vitin 2008 është angazhuar për prindërit fëmijët e të cilëve kanë humbur jetën në tërmet në jugperëndim të Kinës, në rajonin Sechuan. Disa mijëra nxënës kanë humbur jetën nëpër shkolla të ndërtuar në mënyrë jo kualitative, mirëpo autoritetet nuk i kanë publikuar rezultatet e hetimeve eventuale.

Gjykata nuk ka cekur se cilat sekrete i ka zbuluar Huang dhe kujt, lajmëron AP./Insajderi.com.