Disney blen 21st Century Fox për 71 miliardë dollarë

Disney blen 21st Century Fox për 71 miliardë dollarë

Është një tjetër martesë korporative mes perandorisë që fshihet pas Mickey Mouse dhe krijimit të Rupert Murdoch ku së bashku ka 71 miliardë dollarë asete për të kombinuar.

Si çdo martesë, Disney dhe Fox duhet të gjejnë rrugën e përbashkët në unionin e ri që i pret. Është një tjetër martesë korporative mes perandorisë që fshihet pas Mickey Mouse dhe krijimit të Ruper Murdoch ku së bashku ka 71 miliardë dollarë asete për të kombinuar.

Marrëveshja u finalizua me 20 Mars do të përcaktojë të ardhmen e dy prej studiove më të mëdha të Hollivudit.

Asetet që Murdoch i ngelen janë Fox Broadcast Network, Fox News Channel dhe Fox Sports. Kompania do të jetojë si Fox Corporation.

Por Disney nuk ishte kompania e vetme që kishte synuar blerjen e Fox. NBCUniversal, firma që fshihet pas kabllorit Comcast, kishte aplikuar një strategji agresive për Fox çka bërë që Disney ti kushton 52 miliardë dollarë sigurimi i të drejtave të Fox.

Tashmë Disney i mbetet të vendosë se çfarë duhet të bëjë me këto asete dhe sesi do të vendosen brenda aktivitetit të një prej studiove më të mëdha të Hollivudit.