Distria Krasniqi e artë në Uzbekistan (FOTO)

Distria Krasniqi e artë në Uzbekistan (FOTO)

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e artë në Tashkent Grand Prix në Uzbekistan, njëri ndër turneut e xhudos më të njohur në botë.

Për të rrëmbyer të artën në Uzbekistan në kategorinë -48 kg, Distria e mposhti në finale me Ippon hungarezen, Éva Csernoviczki, raporton Insporti.

Pas Distria Krasniqit, medalje të artë do të kërkojnë edhe Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova.

Mjalinda pas disa minutash do të përballet në finalen e kategorisë -52 kg me xhudisten nga Zvicra, Evelyne Tschopp.

Derisa Nora do të ketë punë me gjermanen, Theresa Stoll.