Distria Krasniqi e ngriti lartë flamurin e Kosovës, përgëzohet nga presidenti

Distria Krasniqi e ngriti lartë flamurin e Kosovës, përgëzohet nga presidenti

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përgëzuar xhudisten, Distria Krasniqin e cila në Budapest arriti ta fitojë medaljen e artë në turneun prestigjioz “Grand Slam”.

Thaçi e quajti pamje të bukur fotografinë ku flamuri i Kosoës është i vendosur lartë, falë suksesit të Krasniqit.

“Mirëmëngjesi me këtë pamje të bukur nga fitorja e mbrëmshme e xhudistes së Kosovës, Distria Krasniqi, e cila fitoi Medaljen e Artë në “Grand Slam” të Hungarisë”, shkroi presidenti në Faceboook.

Madhështia e ngritjes së Flamurit të Kosovës në shtëzë qëndron tek ajo që flamuri i Kosovës është më lartë sesa ai i Serbisë.

Serbia e konteston pavarësinë e Kosovës dhe sporti ka qenë ambasadori më i mirë në promovimin e shtetit dhe simboleve të vendit tonë. /Insajderi.com

 
https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4527525460651111