Dita e 21-të e luftës: Kievi goditet nga bombardimet ruse

Dita e 21-të e luftës: Kievi goditet nga bombardimet ruse

Kievi është goditur sërish nga forcat ruse në orët e para të mëngjesit.

‘Shërbimet e urgjencës së Kievit thonë se dy ndërtesa banimi u goditën nga bombardimet ruse rreth orës 6 të mëngjesit, transmeton BBC.

Një ndërtesë 12-katëshe është dëmtuar pasi është goditur nga bombardimet ruse në distriktin Shevchenkivskyi të Kievit të mërkurën në mëngjes.

Shërbimi emergjent shtetëror i Ukrainës ka thënë se bombardimi ka ndodhur rreth orës 6 të mëngjesit ndërsa janë rrënuar disa ndërtesa.

Situata sa vjen e përkeqësohet, dhe qyteti është në gjendje të vështirë dhe në rrezik.

‘’Sulmi vjen ndërsa qyteti po zhytet nën një shtetrrethim. Zyrtarët kanë paralajmëruar se ky është një ‘’moment i vështire dhe i rrezikshëm’’ për kryeqytetin.