Dita e 26-të e luftimeve: Zelensky e quan Jeruzalemin si “vendin e duhur” për bisedime

Dita e 26-të e luftimeve: Zelensky e quan Jeruzalemin si “vendin e duhur” për bisedime

Izraeli po bën përpjekje për të ndërmjetësuar midis Ukrainës dhe Rusisë dhe potencialisht mund të jetë një vend për bisedimet e ardhshme të nivelit të lartë të paqes, tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

“Kryeministri i Izraelit, Bennett po përpiqet të gjejë një mënyrë për të zhvilluar bisedime,” tha Zelensky në një fjalim video drejtuar popullit ukrainas, raporton BBC.

“Ne jemi mirënjohës për përpjekjet e tij, në mënyrë që herët a vonë të fillojmë të kemi bisedime me Rusinë, ndoshta në Jerusalem”.

“Ky është vendi i duhur për të gjetur paqen, nëse është e mundur,” tha ai.

Komentet e Zelensky erdhën pasi ai iu drejtua parlamentit të Izraelit me lidhje video të dielën.