Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Dita e Çlirimit të Deçanit iu dedikohet ish-luftëtarëve të UÇK-së që po mbahen në Hagë

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, Ditën e Çlirimit të kësaj komune ia ka dedikuar ish-luftëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po mbahet në paraburgim në Hagë, Nasim Haradinaj dhe të tjerëve.

Në shënimin e ditës së çlirimit, Ramosaj ka kujtuar sakrificën e ish-krerëve të UÇK-së për lirinë e Kosovës, të cilët po akuzohen për krime të pretenduara të luftës.

“Më lejoni sot ta kem një dedikim të caktuar. Dedikim e kam për Nasim Haradinajn, këtë dedikim e kam për Hashim Thaçin si themelues, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqit, Pjetër Shalës. Kemi të drejtë me fol sepse këtu janë ekzekutivi i komunës, asamblistët, familjarë të dëshmorëve veteranë bartës të këtij procesi që me ardh deri te çlirimi. Na ka mbet ende shumë punë që me pas një shtet stabil, një shtet të kompletuar dhe një shtet me subjektivitet ndërkombëtar”, ka thënë Ramosaj në seancën solemne të kuvendit komunal.

“Jemi munduar me mish e me shpirt që me pas të garantuar një mirëqenie për krejt familjet në ketë komunë, qe këtë qytet me destinu edhe për të tjerët e jo vetëm për vete, një qytet që ka dhënë shumë që i ka aksionet më të mëdha për bërjen e shtetit”, ka shtuar ai.

Ramosaj mes tjerash tha se Deçani e Meriton mbështetjen e institucioneve të kosovës, që momentalisht sipas tij, mungon.

“Deçani e meriton mbështetjen e institucioneve të Kosovës, e meriton për sakrificën e bërë në ditët e vështira. Cili është motivi që Deçanit i ndalet buxheti për rrugën Deçan-Plavë, për fshatin Belle, cili është motivi kur 18 fshatrave iu ndalet kanalizimi i tyre. Por, ky qytet sado që është zor, prapë ka për t’u bërë. Nderim për të gjithë ata që e kanë ngul një gurë për këtë qytet, që e kanë bë një akrifocë për këtë qytet”, ka thënë ai. /Insajderi.com