Dita e fundit e ultimatumit për Albin Kurtin, a do t’ia plotësojë kërkesat Isa Mustafës për koalicion

Dita e fundit e ultimatumit për Albin Kurtin, a do t’ia plotësojë kërkesat Isa Mustafës për koalicion

Sot përfundon ultimatumi i kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, për kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, që ose të pranojë kushtet e tyre për koalicion qeverisës, ose të shpallin të dështuar marrëveshjen, shkruan Gazeta Insajderi.

Mustafa i dha ultimatum Kurtit që deri në fund të kësaj jave, të pranojë ose jo ofertën e LDK-së, e cila tashmë gjendet në tavolinën e Kurtit.

LDK-ja nuk po heq dorë nga kjo ofertë, sipas së cilës, posti i kryetarit të Kuvendit duhet t’i takojë atyre, deri në zgjedhjen e presidentit, pesë minstri, një zëvendëskryeministër dhe një nënkryetar kuvendi.

Por, me këtë ofertë nuk po pajtohet assesi Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, e cila nuk po dëshiron ta heq nga pozita e kryetarit të Kuvendit, njeriun e dytë me të fuqishëm pas Kurtit, Glauk Konjufcën, i cili u zgjodh kryetar në seancën konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor.

Sipas krerëve të VV-së, Konjufca është zgjedhur kryetar edhe me votat e LDK-së, prandaj nuk mund të kthehen më mbrapa për ta rizgjedh një tjetër kryetar kuvendi.

Përveq ultimatumit të Mustafës i cili përfundon sot, kreut të Vetëvendosjes, po i shkojnë ditët si mandatar për formimin e qeverisë, pas dekretimit të tij si mandatar për propozimin e kabinetit qeveritar në Kuvend, nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Kurtit i kanë mbetur edhe 10 ditë për të propozuar para deputetëve të Kuvendit përbërjen e kabinetit të ri qeveritar.

Mirëpo, ai ende nuk ka arritur koalicion me LDK-në, për të qeverisur në mandatin e ardhshëm katër vjeqar, duke qenë se ka vënë vija të kuqe për partitë tjera dhe opsioni i vetëm e ka Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Gjatë ditës mbetet të shihet nëse Vetëvendosja dhe LDK-ja do të arrijnë pajtimin për të nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje. /Insajderi.com