Dita e parë në terren: Kryetari i Kamenicës mbetet në baltë

Dita e parë në terren: Kryetari i Kamenicës mbetet në baltë

Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati sot doli për herë të parë në terren.

Ai shkoi në fshatin Sfircë, që është në brezin kufitar me Serbinë, e ku u bind vetë se duhet shtruar rrugë në këtë fshat, njofton Klan Kosova.

Atij disa herë i mbeti makina në baltë.

Kreu i Kamenicës vizitoi edhe familjen Berisha e cila tash e 18 vjet jeton pa rrymë.