Dita ‘historike’ e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe – kështu shkon në vendvotim kryeministri

Dita ‘historike’ e zgjedhjeve në Britaninë e Madhe – kështu shkon në vendvotim kryeministri

Kryeministri britanik, Boris Jonhson ka zgjedhur që të shkojë bashkë me qenin e tij, Dylan, në qendrën e tij të vendvotimit në Westminster të enjten.

Zgjedhjet nacionale në Britaninë e Madhe, të cilat po mbahen sot, konsiderohen si historike për vendin, raporton sot The Guardian.

Britanikët do të zgjedhin ndërmjet Partisë Konservatore, e cila ndodhet në pushtet dhe Partisë Laburiste.

Konservatorët e kanë nominuar për kryeministër sërish Boris Jonhsonin, ndërkaq laburistët kanë kandidat për kryeministër, Jeremy Corbyn. /Insajderi.com