Dita kur makina mëson të mendojë

Dita kur makina mëson të mendojë

Eshtë një shpikje që ka ndryshuar përgjithmonë jetët tona, si asnjë tjetër përpara saj – brenda vetëm pak dekadash.

Pavarësisht kësaj, shpikësi është relativisht i panjohur. Robert Noyce nuk është i famshëm sa Bill Gates apo Steve Jobs – dhe megjithatë ai ua shtroi rrugën këtyre të dyve.

Në korrik 1959, fizikani atëherë 32-vjecar rregjistron një patentë për një “qark monolit” – i pari microchip i integruar në botë.

Në vitin 1968 ai themeloi Intel, që zhvilloi më pas mikroprocesorin, duke i hapur rrugë revolucionit teknologjik. Rreth 56 vjet më vonë, vështirë se gjen një fushë të veprimtarisë njerëzore që nuk është prekur prej pasardhësve të fuqishëm të microchip-ëve të Noyce.

1 korriku 1959 ishte një gur themeli në historinë e kompjuterëve, pasojat e të cilës vazhdojnë të ndihen edhe sot./bota.al