Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Osmani publikon një video

Dita Ndërkombëtare e Turizmit, Osmani publikon një video

Kryeparlamentarja, Vjosa Osmani, ka publikuar një video të pamjeve të Kosovës në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit.

Osmani ka thënë se është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës.

“Sot është dita ndërkombëtare e turizmit. Në këtë ditë, por edhe çdoherë tjetër, është me rëndësi të tregojmë bukuritë e pafundme të Kosovës. Natyra e vendit tonë është burim qetësie e frymëzimi për banorët dhe vend ngazëllimi për secilin vizitor. Aty njeriu jeton në harmoni me bukuritë e paskajë të saj. Dashuria e tij për vendin buron në luginat plot ujë dhe endet nëpër kurora malesh, që gërvishtin qiejt”

“Prandaj, në Ditën Ndërkombëtare të Turizmit ju ftoj ta duam e ta ruajmë natyrën e bukur të Kosovës. Ajo është trashëgimia që duhet t’ua lëmë brezave”, ka shkruar Osmani në Facebook. /Insajderi.com