Ditë të mira për Milanin

Ekipi rosoner ka fituar tre derbi në Serie A brenda një kohe të shkurtër.

Ditë të mira për Milanin

Prej momentit kur futbolli Italian u rikthye pas një pauze disa mujore për shkak të coronavirusit, Milani po tregon formë të mirë në Serie A.

Në pesë ndeshjet e fundit, Milani ka mbledhur 13 pikë në Serie duke u rritur në tabelën e klasifikimit.

Në këto pesë ndeshje, Milani ka lëshuar pikë vetëm kundër Spalit një barazim në 2-2, por ajo që tregon se në çfarë forme po kalon ky klub është fakti se ka fituar tre derbi në një përiudhë të shkurtër kohore.

Filloi duke e mposhtur Romën si vendas me rezultat 2 me 0. Pastaj në Olimpico fitoi kundër Lazios me rezultat 0 me 3 duke zbehur gjasat e klubit romak për titull kampioni në Serie A – dhe krejt në fund ishte fitorja kundër Juventuesit me rezultat 4 me 2 pas një rikthimi fantastik.

Milani momentalisht gjendet në pozitën e pestë në tabelë me 49 pikë, ka një pikë më shumë sesa Roma e cila ka një ndeshje më pak.

Por, gjasat e Milanit për ta siguruar një vend në Ligën e Kampionëve janë të vogla pasi Atalanta gjendet në vendin e katërt me një diferencë 14 pikë para Milanit shtatë ndeshje para përfundimit të kampionatit. /Insajderi.com/