Ditëlindja më e bukur! Kështu e festoi Kim Kardashian 39-vjetorin e saj të lindjes

Ditëlindja më e bukur! Kështu e festoi Kim Kardashian 39-vjetorin e saj të lindjes

Ditën e djeshme, Kim Kardashian festoi 39-vjetorin e lindjes së saj dhe po, e dimë që duket shumë herë më e re në moshë!

Urimet për të filluan që në mesnatë, sapo hyri data 21 tetor dhe festa ka vazhduar deri në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Në një postim në Instagram, Kim ka treguar për ndjekësit e saj si e ka festuar këtë 39-vjetor, i cili mesa duket ka qenë ditëlindja më e bukur deri tani.

“Faleminderit shumë për të gjithë dashurinë këtë ditëlindje! Kalova ditëlindjen më të mirë dhe relaksuese ndonjëherë! E kalova fundjavën me shokët e mi fantastikë në Palm Springs, më pas hëngra një darkë familjare në shtëpinë time. Restoranti im i preferuar armenian erdhi dhe u kujdes për darkën. Mora dhurata fantastike nga e gjithë familja dhe Kayne më dhuroi disa çanta fantastike. Ai dhuroi gjithashtu 1 milion dollarë për fondacionet e mia të bamirësisë. Kjo e bën zemrën time kaq të lumtur!”- shkroi Kim në postimin e saj.

Mesa duket, këtë 39-vjetor, Kim vendosi të qëndrojë larg zhurmës dhe festave të çmendura, për të shijuar më shumë kohën e çmuar me familjen e saj.