Aurela Gaçe ka festuar ditëlindjen e saj të 45-të, ku në rrjetin e saj social “Instagram” nuk munguan urimet e shumta për divën e muzikës shqiptare.
Edhe përse mori me qindra urime, këngëtarja ia dedikoi vetes një fotoje kur ishte ende fëmijë me përshkrimin se “Sot jam 20 vjeç dhe jeta më thërret… Sot se si ndihem, si më e rritur, se edhe nxë njeriu me kalimin e kohës”
Ndërkohë që mbrëmjen, Aurela ka zgjedhur ta kalojë me familjarët dhe miqte e zemrës, duke i mbledhur të gjithë bashkë në një tryezë.
Ardit Gjebrea ka zbuluar se surpriza e mbrëmjes ishte pjesëmarrja e kolegut të saj, këngëtarit Aleksandër Gjoka, i cili së bashku më këngëtaren performoi disa nga hitet e tij.