fbpx

Diva legjendare e filmit, Sofia Loren xhiron film në karrocë invalidësh

Diva legjendare e filmit, Sofia Loren xhiron film në karrocë invalidësh

Diva legjendare e filmit, 84-vjeçarja Sofia Loren, nuk tregon shenja të plakjes dhe lodhjes. Jo vetëm se duket fantastike për vitet e saj, por pas dhjetë vjetëve të plotë të mungesës ajo vendosi të kthehet para kamerës së filmit dhe ta xhirojë filmin e ri, regjinë e të cilit e bën djali i saj, Eduardo Ponti.

Për nevojën e rolit në filmin ‘The Life Ahead’, i cili xhirohet në Bari, ajo guximshëm është ulur në karrige invalidësh, duke e hequr të gjithë grimin nga vetja dhe duke e vendosur në kokë një parukë të gjatë të thinjur.

Ky është rikthimi i madh i Sofias në film pas një dekade të cilën e kaloi jashtë studios, në rolin e fuqishëm në të cilin e luan gruan e cila e mbijetoi holokaustin dhe jetën e saj ia kushtoi kujdesit të fëmijëve të prostitutave, shkruan KOHA Ditore. Skenari është shkruar sipas romanit të Romain Gary ‘The Life Before Us’.

Edhe pse e njohur si një grua e cila kujdeset shumë për pamjen e saj pavarësisht moshës dhe e cila ende i tërheq shikimet e meshkujve, Sofia këtë herë pranoi që seksipilitetin dhe pamjen e saj t’ia kushtojë rolit. Kritikët e filmit dhe të profesionit me siguri do ta vlerësojnë faktin që ajo vendosi ta luajë një femër e cila është krejt e kundërt me të, e rrënuar, në karrocë, me fytyrë të pikëlluar, pa grim.

T’ju rikujtojmë, Sofia konsiderohet pasuri kombëtare e Italisë dhe është një nga yjet më të mëdha të filmit që vijnë nga ai vend. Paraqitja e saj e fundit në film ishte në vitin 2010 në realizimin e mahnitshëm të ‘My House Is Full of Mirrors’, ndërsa një vit më parë ajo arriti sukses të shkëlqyer me rolin në filmin ‘Nine’ me Penelope Cruz dhe Nicole Kidman. Derisa ishte vetëm adoleshente, atë e quanin ‘kruajtëse dhëmbësh’, sepse ishte tepër e dobët. Por shumë shpejt u bë bukuroshe dhe filloi të fitonte në garat e bukurisë. Në moshën 15-vjeçare u takua me Carlo Pontin 20 vjet më të vjetër, i cili së shpejti u bë bashkëshorti i saj, menaxheri dhe babai i dy fëmijëve të tyre, deri në vitin 2007 kur vdiq. Suksesi më i madh filmik i Sofias ishte çmimi Oscar, të cilin e fitoi për aktoren më të mirë në filmin ‘Two Women’ të Vittorio De Sica.