fbpx

DJ më i kërkuar në botë po vjen në Prishtinë

DJ më i kërkuar në botë po vjen në Prishtinë

Calvin Harris është artisti i parë i madh i lajmëruar për këtë edicion të Sunny Hill Festival.

Dua Lipa me anë të një postimi ka gëzuar shumë fansa shqiptarë që në orët e para të mëngjesit.

Ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram një video të DJ Calvin Harris ku dëgjohet duke treguar se këtë verë ai do të performojë për herë të parë në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Edhe faqja zyrtare e festivalit Sunny Hill kanë publikuar lajmin së në Prishtinë për herë të parë do të vijë një ndër artistët më të mëdhenj botëror dhe më të suksesshmit të momentit.

Ardhjen e tij padyshim e ka bërë të mundur vetë Dua, me të cilën DJ britanik është një mik shumë i mirë, e ata madje kanë bashkëpunuar për hitin e madh të vitit të kaluar, ‘One Kiss’.

Harris numëron një numër të madh të hiteve si: “How deep is your love”, “This is what you came for”, “Outside”, “My way”, “Feel so close’ e “I need your love” ndër të tjera.

SunnyHill do të mbahet më datat 2, 3 dhe 4 gusht, ndërsa Calvin Harris do të performojë më 4 gusht, në natën e fundit.

Deri tani artistët që janë paralajmëruar janë Njomza, Ledri Vula, Kida, Generik e Col3trane.