Djali dëshiron të bëhet vajzë, aktorja e mbështet

Djali dëshiron të bëhet vajzë, aktorja e mbështet

Aktorja  e njohur  Charlize Theron është padyshim një ndër aktoret më të paguara në Hollywood. Siç dihet ajo ka adoptuar dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë me të cilët kalon shumë kohë.

Kur ajo e adaptoi 7-vjeçarin e prezantoi atë si djalë, megjithatë së fundmi paparacit e kanë fotografuar aktoren në shëtitjë me dy fëmijë dhe të gjithëve ishin konfuz nga veshja e vogëlushit. Ai shfaqej i veshur me një fustan princeshash që i habiti të gjithë.

Lidhur me këto foto ka folur edhe vet Theron e cila ka zbuluar arsyen se përse 7-vjeçari vishet ashtu.

“Po edhe unë mendoja se ishte një djalë gjithashtu. Derisa më pa në sy kur ishte tre vjeç dhe më tha: Unë nuk jam një djalë. Dhe ja ku jam, kam dy vajza të bukura dhe si çdo prind edhe unë dua që t’i mbroj. Detyra ime si prind është t’i dua ato dhe të bëj ç’të mundem  që mos t’i mungojë gjë dhe le të bëhen, çfarë ato duan të bëhen”, ka treguar aktorja.