Djali e bën babain për spital

Djali e bën babain për spital

Një person është arrestuar pasi që dyshohet se pas një mosmarrëveshje verbale ka sulmuar babain e tij, në Gjakovë.

I dyshuari për shkak të problemeve shëndetësore është dërguar në repartin e psikiatrisë në spitalin e Gjakovës për tretman mjekësor dhe sipas raportit të mjekut ai nuk është në gjendje të intervistohet.

Me vendim të Prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.