Djali i Adem Demaçit aderon në PDK

Djali i Adem Demaçit aderon në PDK

Djali i Adem Demaçit, Shqiptar Demaçi, ka aderuar në Partinë Demokratike të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli.

“Adem Demaçi nuk u mposht asnjëherë. Ishte frymëzuesi më i madh për ne, brez pas brezi, në idealin e lirisë dhe rrugën e çlirimit. Bashkimin e shqiptarëve e kishte ideal jetësor, saqë edhe djalit ia kishte lënë emrin Shqiptar”, ka shkruar Veseli.

Ai ka thënë se Shqiptar Demaçi ishte djalë i rezistencës kombëtare dhe se ndjehet krenar për aderimin e tij./Insajderi.com/