fbpx

Djali i Agim Veliut i përfshirë në incidentin e LDK-së? – Kryetari i Podujevës flet për rastin

Djali i Agim Veliut i përfshirë në incidentin e LDK-së? – Kryetari i Podujevës flet për rastin

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë për Insajderin, se në përleshjen e sotme të LDK-së, nuk ka qenë i përfshirë djali i tij.

Ai ka thënë që vetëm nëpërmjet medieve ka mësuar se ka ndodhur një përleshje mirëpo ka mohuar faktin se djali i tij ka qenë i përfshirë.

“Nuk është e vërtetë, nuk e di çka ka ndodhë unë e pash në media, nuk kam informacione dhe nuk e di. Jam i sigurt që djali im nuk është aty, Ai as nuk ka qenë aty fare”, ka thënë Veliu për Insajderi.

Zyrtarët e LDK-së, janë përleshur sot gjatë procesit zgjedhor në lagjen Mati 1 në Prishtinë. Arsyeja ka qenë se kuvendi është mbajtur pa paralajmërim dhe aty janë përfshirë përkrahësit e ish-ministrit Arban Abrashi dhe kryetarit të Degës III, Hazir Borovcit, pasi që të dytë pretendojnë pozitën e parë të Degës së III të LDK-së, e njohur si Dega e Ibrahim Rugovës.

Gjatë proceseve të zgjedhjeve të brendshme të LDK-së, kanë ndodhur edhe përleshje të tjera siç janë, dy në Mitrovicë dhe dy në Prishtinë./ Insajderi.com