Djali i dëshmorit të Koshares i përgjigjet Xhavit Halitit

Djali i dëshmorit të Koshares i përgjigjet Xhavit Halitit

Me një akademi përkujtimore në Prishtinë është përkujtuar heroi Sali Çekaj në 19 vjetorin e rënies në Betejën e Koshares.

Një fjalë rasti e mbajti edhe djali i Sali Çekajt, Hysen Çekaj, i cili tha se pa njerëz si Sali Çekaj e heronjtë tjerë nuk do të gëzonim lirinë e sotme. Çekaj tha se pjesëtarët e FARK-ut nuk janë fshehur në thera.

“Nuk di si duhet të ndihem unë, nëna motra, kur dëgjojmë në televizor nga njerëz të paskrupullt që na thonë se pjesëtarët e FARK-ut qenkan strehuar nëpër thera. Si paska mundësi atëherë që Sali Çekaj  edhe në prezencë të familjarëve kishte treguar se është pjesëtar i UÇK-së nën komandë te FARK-ut të Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës të ketë gjetur vdekjen nga plumbi serb. Nuk paskan mjaftuar vdekjet, dhimbjet e luftës që disa qyqarë që nuk kanë pasur asnjë ndikim në luftë të flasin keq për dëshmorët”, tha djali i Salih Çekajt.

Ky reagim i djalit të dëshmorit Çekaj vije pas deklaratave të nënkryetarit të Kuvendit Xhavit Haliti, i cili në një debat me Anton Qunin, tha se ‘nuk merret me ushtarë që kanë qëndruar në thera’.

Ndryshe, i gjithë ky diskutim nisi kur Anton Quni në një televizion tha se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka në kohë të luftës nga ish-koloneli Ahmet Krasniqi.