fbpx

Djali i drejtorit të Spitalit gjuan me revole brenda odës

Djali i drejtorit të Spitalit gjuan me revole brenda odës

Taulant Thaçi, djali i Drejtorit të Klinikës së Otorinolaringologjisë në Gjakovë, Hajdin Thaçit, ka marrë shembull ministrin e Diasporës, Dardan Gashin i cili gjuante me armë në odë.

Videon duke gjuajtur me armë e gjeni: KËTU

Njëjtë sikurse ministri, ka vepruar edhe Taulanti. Ai në një odë gjatë një ndejës që besohet të ketë qenë dje ka gjuajtur me armë zjarri, pa u lëkundur fare prej vendi, shkruan Insajderi.

Nën shoqërimin e muzikës folklorike, përveç, Taulantit me armë gjuan edhe një person tjetër.

Vetë, djali i drejtorit i Klinikës së Otorinolaringologjisë në Gjakovë, ka postuar videon në llogarinë e tij në Facebook.

Videon duke gjuajtur me armë e gjeni: KËTU

Aty ai shihet se përveç gjuan me armë zjarri rrezikon edhe personat e tjerë. Aty shihet se ai ka problem me revole, ndërsa tenton ta rregulloj kur arma është e drejtuar drejtë personave  të tjerë.

Kujtojmë që Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi, kishte gjuajtur me armë zjarri në një ndej për Fatmir Limajn. Përveç tij me armë kishte gjuajtur edhe Sami Lushtaku dhe Endrit Shala./Insajderi.com

Videon duke gjuajtur me armë e gjeni: KËTU