Djali i ish-futbollistit anglez, kapet ‘mat’ me një super-femër

Djali i ish-futbollistit anglez, kapet ‘mat’ me një super-femër

Djali i ish-futbollistit anglez David Beckham, Brookyn Beckham është parë duke festuar me një vajzë 21-vjeçe nga Kanada gjatë një feste që po mbahej në Beverly Hills këtë fundjavë.

Fotografitë që u shfaqën këtë të marte paraqesin 20-vjeçarin duke u larguar nga rezidenca e tij bashkë me një bionde të bukur, e cila është identifikuar si ylli që po ngritet në karrierë, Natalie Ganzhorn.

I biri i Victorias dhe Davidit u pa të jetë goxha i afërt me Natalien, e cila ndiqet nga më shumë se 40-mijë ndjekës në Instagram dhe ka një vrag rolesh si aktore, shkruan DailyMail, përcjellë Insajderi.

Natalie më së miri njihet nga roli i saj që ka pasur në komedinë e famshme muzikore, “Make It Pop” duke luajtur rolin e Heatherit deri në kohën kur shou mori fund në vitin 2016-të.

Ajo po ashtu në tri vitet e fundit është shfaqur edhe në komedinë aksion “The Stanley Dynamic” dhe episodin e “Scary Stories”.

Natalie njihet edhe për numrin e madh të ndjekësve në Instagram, aty ku publikon një mori fotografishë mbreslënëse dhe foto nga jeta luksoze që bënë në Los Anxhelos.

Të dielën, Brooklyn dhe Natalie u dukën më shumë si të ishin miq të ngushtë mes vete, duke u larguar së bashku kur party mori fund dhe shokët e tjerë u larguan një pas një.

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Review – Stupcat / Historia e humorit kosovar

Gepostet von Review am Samstag, 19. Oktober 2019

Bukuroshja u pa e veshur goxha mirë, derisa në pjesën e  sipërme mbante një xhaketë të zezë me nuanca të verdha e që ngjasonte me një të tillë për gara motoçiklizmi, derisa në pjesën e poshte kishte veshur një mini fustan.

Është interesant fakti se Brooklyn po mbanë raporte me Natalien tani pasi që më herët ishte raportuar që ky i fundit kishte diçka me 25-vjeçaren, Phoebe Torrance e cila në fakt më herët kishte punuar për nënën e tij, Viktorian.

/ © DailyMail – Insajderi /