Mirsad Avdijaj, djali i burrit 52-vjeçar që ndërroi jetë para tri ditëve në një aksident të ndodhur në rrugën Milot-Morinë, është deklaruar rreth kësaj ngjarje, ku jeta iu mor babait të tij, gruas së babit dhe dy fëmijëve të tjerë, njofton Insajderi.
26-vjeçari i cili nuk ishte në ngjarje, tha se po ndihet si në një film horror. “Babai ka qenë miku im më i mirë”, tha ai, raporton Blick.ch.
Sipas raportimeve të mediave zvicerane varrimi i të ndjerëve do të bëhet sot në Prishtinë.
Familja pesë anëtarëshe Avdijaj nga Kosova që jetonte Schaffhausen ishin duke udhëtuar në rrugën Milot-Morinë, kur edhe pësuan aksident duke u goditur makina e tyre drejtpërdrejt me një kamion.
Si pasojë katër anëtarë të kësaj familje mbetën të vdekur. Viktimat janë Blerim Avdijaj, Anjeza Avdijaj, Klejdi Koçi dhe Medina Avdijaj.
Nga kjo ngjarje tragjike mbijetoj një vajzë tre vjeçare e cila u lëndua rëndë dhe po trajtohet në një spital në Tiranë. /Insajderi.com