Djali i legjendës George Weah shënon pesë gola për PSG (Video)

Djali i legjendës George Weah shënon pesë gola për PSG (Video)

Djali i futbollistit legjendar, George Weah, Timothy ka shënuar pesë gola për një ndeshje në përballjen e ekipit U17 të skuadrës franceze Paris SG kundër ekipit kinez Shanghai Shenhua.

George Weah, i cili ishte shpallur fituesi i çmimit Ballon d’Or, i cili i ndahet Lojtarit më të mirë në botë për një vit, ishte njëri prej sulmuesve kryesor të ekipit italian Milan në atë periudhë, raporton Insajderi

Më shumë se 20 vjet pas shpalljes së tij si lojtari më i mirë në botë, në skenë doli edhe djali i tij, i cili me performancën që ka treguar duke shënuar pesë gola, po premton shumë për të ardhmen.

Timothy Weah është pjesë e ekipit të të rinjve të kampionit aktual të Francës, Paris Saint Germain dhe kohëve të fundit ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.

Edhe përkundër faktit që është vetëm 15 vjeçar, Timothy mund të bëhet shumë lehtë pjesë e ekipit të parë në sezonin e ardhshëm./Insajderi.com