Djali në Gjakovë rrah nënën e vet

Djali në Gjakovë rrah nënën e vet

Në Gjakovë, dje rreth orës 16:00 ka ndodhur një ngjarje jo fort e zakonshme.

Një burrë është arrestuar pasi ka kanosur e ka sulmuar fizikisht nënën e tij. Për këtë është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Mark Lleshi”.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që i njëjti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nenën e tij viktimën femër K-Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës, përcjell Koha.net.